
Ilir Meta ka vijuar replikat në distancë me Edi Ramën, pasi ky i fundit iu përgjigj në Twitter.
Më herët kryeministri tha se nuk ka marrë asnjë propozim nga presidenti.
Meta deklaroi më herët se një platformë u ishte dërguar qeverisë, opozitës dhe ambasadorëve më 8 prill.
Ndërkohë ai shkruan:
Advertisement
“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT.
Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt” – thotë Meta.