Sllovakia pranoi të hënën 200,000 dozat e para të vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik V.

Ky është vendi i dytë i Bashkimit Evropian, pas Hungarisë, që siguron këtë vaksinë.

Javën e kaluar, Sllovakia ka pasur normën më të lartë në botë të vdekjeve për kokë banori nga koronavirusi.

“Është në rregull të blihet vaksina ruse, sepse COVID-19  nuk di asgjë për gjeopolitikën”, tha kryeministri sllovak, Igor Matoviç.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë nuk e kam problem ta marr vaksinën Sputnik”, shtoi ai.

Sllovakia ka blerë dy milionë vaksina Sputnik V dhe pret që gjysma e tyre t’i arrijnë këtë muaj.

Ministri sllovak i Shëndetësisë, Marek Krajçi, tha se vaksinimi me Sputnik V mund të fillojë brenda javësh.

Në Çekinë fqinje, kryeministri Andrej Babis tha se edhe vendi i tij mund ta përdorë vaksinën Sputnik V për të luftuar pandeminë./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";