Sllovakia i dhuron Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore S-300

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sllovakia i dhuron Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore S-300

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, tha se shteti i tij i ka dhuruar Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore S-300, që janë prodhim sovjetik.

 

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ku së bashku me zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian, më 8 prill takohen me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

Advertisement

Zelensky më herët ka kërkuar këso lloj sistemesh, teksa ka biseduar muajin e kaluar me ligjvënësit amerikanë. Ai ka bërë thirrje që t’i dhurohen sistemet S-300, pasi sipas tij, do t’i lejojnë Ukrainës që të “mbyllë qiellin” për avionët luftarakë dhe raketat ruse.

 

Anëtaret e NATO-s Bullgaria, Sllovakia dhe Greqia kanë sisteme S-300, të cilat mund të hedhin raketa me qindra kilometra larg dhe mund të rrëzojnë raketa dhe avionë luftarakë.

 

Advertisement

Më herët, Sllovakia kishte deklaruar se ishte e gatshme t’i jepte Ukrainës sistemet S-300, por me kusht që ato t’i kompensoheshin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy