Skënderbeu-Flamurtari, Gjika i kthehet sezonit 2010-2011: Bode të rrëfejë mëkatet, ju tregoj strategjinë kriminale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skënderbeu-Flamurtari, Gjika i kthehet sezonit 2010-2011: Bode të rrëfejë mëkatet, ju tregoj strategjinë kriminale

Shpëtim Gjika reagon pas deklaratës së ishgjyqtarit Lorenc Jemini se ky i fundit kishte gabuar në ndeshjen e 21 shkurtit 2011 mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, ku kishte akorduar një penallti të paqenë në favor të korçarëve.

Sot ekskluzivisht për “Panorama Sport”, ishpresidenti dhe njëherësh ishkryebashkiaku i Vlorës i rikthehet atij sezoni.

Ai fton protagonistët e asaj kohe të rrëfejnë mëkatet tashmë që kanë kaluar disa vite.

Gjika e cilëson si kriminale strategjinë për të rrëzuar Flamurtarin dhe për t’i dhënë titullin Skënderbeut.

Advertisement

Ai bën edhe një deklaratë pikante për ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, që njihet si mbështetës i Skënderbeut.

Zoti Gjika, gjyqtari Lorenc Jemini ka pranuar gabimin ndaj Flamurtarit në vitin 2011, teksa është shprehur se penalltia e fituar nga Soza ishte simulim. Çfarë komenti keni për atë që ndodhi 9 vite më parë?

Më vjen mirë që më në fund, miku im Jemini, pranon që ka gabuar. Gjithsesi, jo për konformizëm dhe as për antagonizëm, do të thosha që gabimi i Lencit ishte vetëm një pikë uji në oqeanin e madh të gabimeve apo më mirë të them i strategjisë gati kriminale kundër Flamurtarit nga rivalët dhe Federata Shqiptare e Futbollit. E çmoj “mea culpa”-n e Jeminit dhe ftoj edhe protagonistë të tjerë të asaj kohe të rrëfejnë mëkatet e tyre.

OK, por pavarësisht se Jemini e pranoi gabimin tha se nuk ndien pendesë për atë që është bërë, pasi ishte një aksion i vështirë dhe kishte nevojë për VAR…?

Advertisement

Procesi i katarsisit është i gjatë, zgjati gati 10 vjet që më në fund Lenci pranon që ka gabuar. 10-vjeçarin tjetër do të vijë dhe pendesa. Jam i sigurt se miku im Jemini është në drejtimin e duhur. Pendesa vjen pasi pranon që ke gabuar.

Çfarë mbani mend nga sezoni 2010-2011 kur Flamurtari ishte pranë titullit, por në fund e mori Skënderbeu?

Ishte një sezon i bukur. Kishim një ekip dhe staf nga më të mirët, ashtu sikurse edhe rivaliteti ishte i madh. Gara u prish ndeshjet e fundit, kur u krijua aleanca kundër Flamurtarit, me ekipe të tjera satelit të konjukturave politike dhe pro interesave sportive dhe financiare të rivalit tonë. Për të folur me detaje për ngjarje dhe historitë e kësaj aleance, duhet jo një natë e gjatë dimri, por larg qoftë edhe një rikarantinim i dytë dhe nuk mjafton koha për të evidentuar dhe treguar të bërat dhe të zhbërat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy