Skënder Brataj “fshikullon” politikën: Thonë që COVID-19 nuk ekziston! Ja çfarë pritet të ndodhë në fund të këtij muaji në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skënder Brataj “fshikullon” politikën: Thonë që COVID-19 nuk ekziston! Ja çfarë pritet të ndodhë në fund të këtij muaji në Shqipëri

Skënder Brataj, kreu i Urgjencave Kombëtare u shpreh se qytetarët nuk po i respektojnë masat dhe në fund të këtij muaji mund të kemi rritje të numri të të prekurve të rinj.

“Rezultatet e tanishme janë si rezultat i masave të marra, ndërsa efekti i lirimit të masave do të ndjehet nga fundi i muajit dhe fillimi i qershorit, sepse inkubacioni i virusit shkon deri në 14 ditë.

Për fat të keq, njerëzit nuk po i respektojnë rregullat. Mosrespektimi i tyre duket si diçka normale.

Është krijuar ajo ideja se Covid-19 nuk ishte diçka jo reale, por nuk është aspak kështu.

Advertisement

Është frikë se sa do të jetë numri i të infektuarve pas dy javësh.

Luhatja aktuale e shifrave është normale, pasi ka vetëm vatra, aktualisht në fasoneri në Durrës.

Nuk ka infeksion në masë në Shqipëri dhe kjo erdhi si pasojë e izolimit”, tha ai për A2.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy