Situatë jashtë kontrolli?! Maqedonia mendon rikthimin e masave të izolimit, ja rastet me Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situatë jashtë kontrolli?! Maqedonia mendon rikthimin e masave të izolimit, ja rastet me Covid

Situatë jashtë kontrolli?! Maqedonia mendon rikthimin e masave të izolimit, ja rastet me CovidGjatë 24 orëve të fundit, nga 727 teste të realizuara, 89 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 35 raste janë regjistruar në Shkup, 12 në Kumanovë, 27 në Shtip, 1 në Prilep, 7 në Tetovë, 1 në Gostivar, 1 në Strumicë, 4 në Koçani, dhe 1 në Sveti Nikollë.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 2 pacientë të shëruar, 12 pacientë janë regjistruar në Prilep dhe 3 në Veles.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit 7 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy nga Tetova dhe një nga Struga.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2315 persona me koronavirus, prej të cilëve 1.569 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 140 pacientë. Për momentin në Maqedoni janë 606 raste aktive me koronavirusin e ri.

Advertisement

Maqedonia po mendon të rikthejë izolimin për pjesën më të madhe, për shkak të numrit në rritje të të prekurve dhe një situate që po del jashtë kontrollit, ose më saktë parashikimit të autoriteteve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy