Situatë e rëndë në kampin e refugjatëve, të paktën 5 të vrarë me thikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situatë e rëndë në kampin e refugjatëve, të paktën 5 të vrarë me thikë

Të paktën 5 persona, mes të cilëve një grua dhe një adoleshent, kanë mbetur të vrarë me thikë në kampin Moria, në ishullin Lesbos, në Greqi, që prej fillimit të këtij viti.

Daily Mail shkruan se situata është e rëndë brenda kampit, ku jetojnë të paktën 17 mijë refugjatë. “Situata përkeqësohet çdo ditë”, thotë Muhamedi, një sirian, i cili ka mbetur i bllokuar në Moria së bashku me gruan e tij shtatzënë dhe vajzën e tyre të vogël, prej 7 muajsh, shkruan Daily Mail.

“Ne jemi të frikësuar për fëmijët tanë. Thuajse çdo natë ka përleshje me thika”, tregon ai. Dy persona janë vranë me thikë në qendër të Mytilene dhe shpesh banorët vendas kanë ngritur shqetësimin e tyre për mungesën e policisë në kamp. Shpesh, konfliktet nisin mes grupeve etnike nga Afganistani dhe atyre nga Taxhikistani.

“Dje, disa persona erdhën në çadrën tonë duke pyetur nëse jemi Hazara apo Taxhik. Ne nuk i përkasim asnjë grupi dhe tashmë të dy palët na konsiderojnë si armiq”, tregon një grua.

Advertisement

Qeveria greke kishte planifikuar të zhvendoste mbi 2300 persona na shtete të tjera të BE-së, por operacioni ka ngecur për shkak të pandemisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy