
Ndërsa talebanët vazhdojnë të fitojnë terren, ish -presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar administratën e pasardhësit të tij, Joe Biden.
“Rrëmujë tragjike në Afganistan, një kufi krejtësisht i hapur, krime në nivele rekord, çmimet e naftës në kulm, inflacioni në rritje. A ju mungoj?”, tha ai.
Reagimi i Trump u bë public nga zëdhënësja e tij në “Tëitter”, Lizz Harrington.
Në shkurt 2020, nën administratën Trump, SHBA nënshkroi një marrëveshje me talebanët duke u zotuar të tërhiqnin të gjitha trupat amerikane dhe të NATO -s.
Në këmbim, si pjesë e marrëveshjes, talebanët ranë dakord të mos lejojnë al-Kaedën ose ndonjë grup tjetër ekstremist të veprojë në zonat e kontrollit të tyre.
Sidoqoftë, marrëveshja nuk përfshinte qeverinë afgane, me të cilën talebanët atëherë refuzonin të negocionin. Bisedimet e paqes kanë filluar që atëherë, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje.