Situata Rusi-Ukrainë, ndërhyrja e SHBA ndaj Kinës: Të mos ndërmerren veprime që nxisin tensione

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata Rusi-Ukrainë, ndërhyrja e SHBA ndaj Kinës: Të mos ndërmerren veprime që nxisin tensione

Në një bisedë mes dy vendeve, Kina i ka thënë Shteteve të Bashkuara se dëshiron që të gjitha palët e përfshira në Ukrainë të qëndrojnë të qeta dhe të shmangin rritjen e tensionit, ndërsa Shtetet e Bashkuara theksuan de-përshkallëzimin dhe paralajmëruan për rreziqet e sigurisë dhe ekonomike nga agresioni rus, shkruan Reuters

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi dhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, biseduan rreth situtatës në Ukrainë  në një telefonatë të mërkurën.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të qëndrojnë të qeta dhe të mos ndërmarrin veprime që nxisin tensionet dhe krizën”, tha Wang tha në një deklaratë.

Rusia, e cila ka pozicionuar forcat e saj ushtarake në kufijtë e Ukrainës për disa muaj tashmë, i ka kërkuar NATO-s të tërheqë trupat nga Europa Lindore dhe të heqë dorë nga përpjekjet për të ndaluar Ukrainën, një ish-shtet sovjetik, të bashkohet me aleancën e NATO-s.

Advertisement

Shtetet e Bashkuara dhe NATO e kanë kundërshtuar këtë qëndrim, por ata  janë të gatshëm të diskutojnë tema të tjera si kontrolli i armëve. Wang, i tha Blinken se siguria e një vendi nuk mund të vendoset në kurriz të sigurisë së të tjerëve dhe siguria rajonale nuk mund të garantohet duke forcuar apo edhe zgjeruar blloqet ushtarake, tha ministria kineze.

“Për të zgjidhur çështjen e Ukrainës, ne ende duhet të kthehemi në Marrëveshjen e re të Minskut” tha Wang.

Kina ka forcuar lidhjet me Rusinë ndërsa tensioni midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është rritur për një sërë çështjesh, nga tregtia te të drejtat e njeriut, Tajvani dhe pretendimet detare të Kinës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy