Situata në Ukrainë, gazetarja: Ka mercenarë serbë, nuk kemi dëgjuar për shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Situata në Ukrainë, gazetarja: Ka mercenarë serbë, nuk kemi dëgjuar për shqiptarë

“Rusia ka informacione se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercogovina janë gati të dërgohen në Donbas” për të luftuar në krah të Ukrainës. Kështu deklaroi këtë të premte ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov i cituar nga agjencia e lajmeve “TASS”. Lidhur me këtë gazetarja Linda Karadaku në një prononcim për edicionin informativ të orës 15:00 në “ABC” bëri të ditur se në zonë e nxehtë të Ukrainës kanë shkuar mercenarë nga Serbia dhe republika Sërbska e Bosnjës.

Sipas gazetares nuk është dëgjuar që të ketë mercenarë shqiptarë, ashtu sikurse deklaroi sot ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Grupi i ABC ndodhet ende në zonën perëndimore të Ukrainës dhe duket se aty situata është e qetë. Gazetarja rrëfen bisedat që ka pasur me qytetarët, të cilët i kanë shprehur shqetësimin për situatën në lindje të vendit, ndonëse vazhdojnë të mos besojnë se do të ketë luftë.

“Kemi folur këtu me qytetarë të thjeshtë. Kemi marrë dy përgjigje thonë këtu nuk ka asgjë, por atje në lindje. Një zonjë e vjetër më tha nuk është bukur. Njerëzit këtu e ndjekin me shqetësim atë që ndodh në lindje të Ukrainës. Ukraina perëndimore është zona më e sigurt në Ukrainë, edhe për shkak të vijë kufitare”, thotë gazetarja.

Advertisement

“Ka mercenarë serbe qoftë nga Serbia dhe nga republika  Sërbska në Bosnje dhe që vijnë këtu. Janë në Donbas, kjo është ajo që dimë. Nuk kemi dëgjuar për shqiptarë të jenë mercenarë në anën e ushtrisë së forcave ukrainase”, shtoi ajo.

Ndërkaq, armatimi rus përreth kufirit me Ukrainën vazhdon, ndërsa gazetarja rrëfen sesi i këshillojnë që të kenë kujdes në zonat e rrezikshme.

“Armatimi rus përreth kufijve të Ukrainës vazhdon të jetë ai që ka qenë. Këtu situata është qartësisht në pritje të asaj që do të ndodhë. Rusia nuk është hera e parë që sulmon Ukrainë. Kujtojmë këtu Krimenë. Ajo që po diskutojmë tani nëse është për të sanksionuar Krimenë në arenën ndërkombëtare. Sic krijohet këtu përshtypje nuk më duket se është ajo.

Na thonë që duhet të keni kujdes në zona të caktuara sepse ka mercenarë shumë problematikë. Nga Ukraina në bjellorus është shumë e vështirë. Nga Ukrainë në Moldavi ka sërish probleme rrugës”, raporton Linda Karadaku.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy