
Anëtarët e Këshillit Europian do të mblidhen nesër në Bruksel për të diskutuar për situatën mes Ukrainës dhe Rusisë.
Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i KiE, Barend Leyts. Mësohet se takimi do të nisë në orën 12:30 dhe do të zgjasë rreth një orë.
“Përpara takimit të nesërm të Këshillit të Europës, do të ketë një takim jozyrtar një orësh të anëtarëve të KiE në orën 12:30 (lokal) mbi gjendjen e zhvillimeve më të fundit në lidhje me Rusinë/Ukrainën,” tha zëdhënësi i Këshillit në një deklaratë.
Advertisement