Kreu i PDK Nard Ndoka ka paralajmëruar qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme në Tetor gjatë emisionit “Top Talk”. Duke qene ne te njejten linje me Nikoll Lesin qe “parashikon” zgjedhje nje muaj para afatit.
Pjesa më e debatueshme është organizimi i zgjedhjeve, nga kush do të organizohen këto zgjedhje?!
Është e domosdoshme në këto momente që kjo të ndahet përfundimisht, për faktin që organizimi i zgjedhjeve nga një qeveri tranzitore është e domosdoshme në këto kushte.
Denis Dyrnjaja: Rama nuk e ka pranuar këtë ndërkohë?
Ndoka: Nuk mund të themi që nuk e ka pranuar këtë Rama, ai se ka pranuar publikisht por në bazë të informacioneve që kam unë është luhatur goxha.
Kuptohet nga presioni i ndërkombëtarëve se nuk është që ai e bën një lëvizje të tillë nga dëshira, është një standard edhe i Maqedonisë së Veriut i cili do të implementohet edhe në Shqipëri është e pashmangshme.
Organizimi i zgjedhjeve parlamentare do të bëhet nga një qeveri tranzitore edhe për disa vite, derisa Shqipëria të bëhet pjesë e bashkimit Europian.
Dyrnjaja: Sa muaj përpara mund të hyjë në fuqi tranzitore kjo qeveri 3 muaji, 6 muaji?
Ndoka: 3 muaj përpara është e mjaftueshme, sepse nuk do të ndryshojnë 100% ministritë.
Ndoka foli edhe për kohën se kur do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Dyrnjaja: Po bëjmë reformën zgjedhor, por nuk e dimë se si do të qaseni ju në raport me kërkesën për zgjedhje.
Ju jeni për zgjedhje të parakohshme?
Ndoka: E para ka një agjendë që të jemi të qartë. Agjenda e Bundestagut gjerman vendos disa kushte dhe standarde për politikën shqiptare, Rama është në kufijtë e pamundësisë për t’u përballur me hapjen e negociatave.
Dyrnjaja: Pra ju thoni se kushti i BE-së mund të prodhojë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri?
Ndoka: Kjo është e padiskutishme.
Dyrnjaja: Kur mund të ndodhin?
Ndoka: tetori mund të jetë muji zgjedhjesh, a do të jenë zgjedhjet lokale apo të parakohshme është në vartësi të ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.