Si po pastrohen paratë në epokën e Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si po pastrohen paratë në epokën e Covid-19

Me ndryshimin e zakoneve për shkak të nga Covid-19, kanë ndryshuar edhe skemat kriminale, dhe bashkë me to edhe metodat e pastrimit të parave. Jo vetëm duke u infiltruar në “tregun e mirë”, atë të “shëndetshëm”, përmes blerjes së kompanive që janë në krizë, por edhe nëpërmjet përdorimit të kriptovalutave për shkëmbime në rrjetin e errët (dark web).

HuffPost, bisedoi për këtë problem me ekspertë të ndryshëm për të analizuar këtë dukurinë e re, që tani për tani përfaqëson vetëm “pak a shumë 10 për qind të pastrimit të parave në total” në Itali, thotë Ranieri Razzante, profesor i ligjeve kundër pastrimit të parave në Universitetin e Bolonjës, dhe president i Shoqatës Italiane kundër Pastrimit të parave .

Ai thotë se kjo metodë është në fakt një strategji në zhvillim, që në periudhën e bllokimit u mor në konsideratë si një alternativë ndaj kanaleve klasike të pastrimit të parave, si restorantet dhe dyqanet e tjera fizike, që e ndalën punën e tyre për shkak të emergjencës shëndetësore.

Krimineli e shet kriptomonedhën bashkë me smartfonin që e përmban atë

Advertisement

Konfirmimi për këtë që po ndodh vjen edhe nga Leonardo Pascale, bashkëthemelues i AML-LAB, Shoqata Italiane për Kërkime mbi Rrezikun e Pastrimit të Parave (www.aml-lab.it), i cili tregon se si kriminelët që ecin më me hapin e kohës, përdorin metodat më inovative dhe anonime për të ricikluar paratë e tyre.

Përmes disa kanaleve “është e mundur që të transferohen kriptovaluta, përmes ëallet (kuleta dixhitale të përbëra nga aplikacione të thjeshta) që janë të pranishme tek smartfonët. Për shembull duke e transferuar drejtpërdrejt pajisjen fizike që përmban “kuletën dixhitale”.

Sipas një eksperti tjetër të AML-LAB, “Bitcoin është një lloj malli që tregtohet, por që nuk ka karakteristikën e një pagese ligjore”, ndaj kjo vlerësohet shumë nga shkelësit e ligjit. Edhe disa raporte të EUROPOL-it, po flasin për këtë metodë të re teknologjike, pasi për shkak të pandemisë shumë njerëz po qëndrojnë në shtëpi, ndaj krimi është detyruar të ri-shpikë veten.

Pascale thotë:”Për të blerë kriptovalutat në mënyrë anonime, kriminelët lidhen me kanalet ilegale në rrjet, të pranishme në vendet ku nuk kjo veprimtari nuk rregullohet nga ligjet kundër pastrimit të parave. Përndryshe aty kalojnë nga rrjeti i errët, pastaj nga Tor, një softuer që lejon komunikimin anonim përmes internetit”.

Advertisement

Pastrimi i parave në rrjetin e errët

Bitcoin është shumë i përdorur mbi të gjitha për financimin e terrorizmit, që është një anë tjetër e pastrimit të parave, pasi mund të kesh lehtësisht qasje në të gjithë botën, thotë Razzante, që është gjithashtu drejtor i Qendrës Kërkimore për Sigurinë dhe Terrorizmin (crstitaly.org).

Por në luftën ndaj tij ekziston një problem themelor: Bitcoin nuk është një monedhë, ndaj nuk ka asnjë autoritet që e emeton. Euro emetohet në treg nga Banka Qendrore Evropiane, ndërsa Bitcoin emtohet nga një individ privat.

Madje në manifestin e atyre që e shpikën atë, sikurse është Satoshi Nakamoto, thuhet “Ne e shpikëm atë, për të anashkaluar sistemin zyrtar”, pra për të shmangur sistemin bankar, tregun e ligjshëm, pasi fuqia qëndron në krijimin e parave vetjake.

Advertisement

Bum i transfertave të kredive false për pastrimin e parave

Le të shohim se si funksionojnë ata. “Unë krijoj një kredi fiktive që duhet ta mbledh, padyshim me fatura false, për shembull 100 euro. Pastaj ia shes atë kompanive të specializuara, që më japin menjëherë 80 euro. A mund ta merrni me mend se nga vijnë këto 80 euro?!?”- thotë Razzante.

Gjithsesi sipas tij në Itali është ende shumë e vështirë të pastrosh para në këtë formë, ndërsa është më e lehtë ta bësh këtë gjë në Gjermani. Edhe AML-LAB thotë: {Në nivelin evropian, që kanë të njëjtin legjislacion, janë disa vende ku riciklimi është më i lehtë, si për shembull në Gjermani, apo në vendet e Lindjes, ka një strukturë më pjellore që të jep mundësinë të pastrosh para”.

Para se 3 apo 4 autoritete të bien dakord të ndërmarrin një veprim të përbashkët mbi një krim, “kalon shumë më shumë kohë, sesa i duhet kriminelit për t’u organizuar dhe ndryshuar skemën”. Prandaj ky problem, duhet parë si një çështje globale.

Advertisement

Ricikluesi e identifikon pre-në e tij duke përfituar nga kriza ekonomike

“Nëse organizatat mafioze italiane dhe të huaja, kana qenë shumë të forta para Covid-19, tani me pandeminë ato janë bërë edhe më të forta”. Kështu mendon Salvatore Calleri, presidenti i Fondacionit Caponnetto. “Covid do të thotë urgjencë, urgjencë do të thotë nxitim, dhe nxitimi i ndihmon organizatat mafioze”-thotë ai.

Për të mos përmendur kontekstin e “procedurave të thjeshtuara, blerjeve në raste urgjente, njerëzit me mbrojtje më të ulët, dhe kështu krimi i organizuar bën më shumë biznes”. Sipas vlerësimeve të fondacionit të tij “70 për qind e blerjeve të bizneseve apo ndërmarrjeve të reja në qytetet e mëdha italiane, janë të rrezikuara të shërbejnë për pastrimin e parave”.

Në thelb, mafia ble bizneset ekzistuese që janë aktualisht në krizë, ose duke përdorur pronarët origjinalë si mbulim, ose duke e blerë zyrtarisht sipërmarrjen. “Niveli i invazionit është shumë i lartë”- thekson Calleri. Sipas tij mafia është e organizuar shumë mirë, dhe “ka në krah profesionistët e duhur dhe zyrtarët e bankave, që nuk i raportojnë transaksionet e dyshimta”./Bota.al

Advertisement

Nga Maria Elena Capitanio/    “Huffington Post Italia”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy