Si në filma aksion/ Tentohet të rrëmbehet njeriu më i pasur të Kinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si në filma aksion/ Tentohet të rrëmbehet njeriu më i pasur të Kinës

Pesë persona janë arrestuar në Kinë pas një përpjekjeje për të rrëmbyer një prej njerëzve më të pasur të vendit, He Xiangjian. Ai është themeluesi i Grupit Midea, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve shtëpiake. Policia u njoftua të dielën se ishte tentuar hyrja me forcë në vilën e tij luksoze në qytetin Foshan në provincën jugore të Guangdongut; ishte i biri i pasanikut ai që lajmëroi forcat e rendit pasi arriti të shmangte rrëmbyesit. Të gjithë personat e përfshirë u arrestuan dhe askush nuk u lëndua, tha policia. Përdoruesit e mediave sociale e krahasuan këtë ngjarje me “komplotin” e një filmi aksion.

Djali i Z. He Xiangjian është një nga miliarderët më të mëdhenj në vend, por preferon të mbajë një profil të ulët. Pasuria e tij vlerësohet në 24.8 miliardë dollarë dhe është personi i gjashtë më i pasur në Kinë, sipas Forbes, që e rendit si personin e 36-të më të pasur në botë. Ai e ndërtoi Midea nga hici në vitin 1968, kur ishte vetëm 26 vjeç.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy