Si mund ta përballojë Rusia luftën në Ukrainë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si mund ta përballojë Rusia luftën në Ukrainë?

Ekspertët ndërkombëtarë i kanë dhënë përgjigje pyetjes se si mund t’i përballojë Presidenti rus Vladimir Putin kostot direkte dhe indirekte të një lufte të re në Ukrainë.

Ata theksojnë se kreu i Kremlinit po përgatitet prej vitesh sepse rezervat e bankës qendrore të Rusisë kanë rezervuar deri tani 640 miliardë Dollarë. Kjo shumë vazhdon të rritet, falë rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit rus në tregjet botërore.

Rusia eksporton rreth 5 milionë fuçi naftë bruto në ditë, plus 2.5 milionë fuçi në ditë produkte të rafinuara të naftës që përbëjnë rreth 10% të tregtisë globale të naftës. Me naftën e papërpunuar Brent që ka arritur nivelin më të lartë të tetë viteve në 88.88 Dollarë për fuçi, shuma e fitimeve ruse arrin në më shumë se 600 milionë Dollarë në ditë.

Për t`iu shpëtuar sanksioneve të mundshme të Perëndimit, Putin ka krijuar sisteme të reja të përpunimit të pagesave, si një zëvendësim për Shoqërinë për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën, ose SËIFT nga i cili Biden ka kërcënuar se do të ndërpresë marrëdhëniet me Rusinë. Shpenzimet ushtarake ruse u rritën në 90 miliardë Dollarë në vit që nga viti 2013, përpara pushtimit të Krimesë dhe arritën në 60 miliardë Dollarë në vitin 2020.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy