Deputeti Myslim Murrizi ka folur sot në Kuvend për stigmatizimin që u bëhet deputetëve të opozitës parlamentare nga ish-deputetët e opozitës.

Ai është shprehur se ata nuk mund ta duan Myslim Murrizin, pasi vjen si një student i dhjetorit të ’90-ës, që nuk ka patur asnjë të afërm anëtar të Partisë së Punës, apo Rudina Hajdarin, që babai i saj u ngrit të rrëzojë regjimin nga vinin dhe vijnë kupolat politike të forcave kryesore.

Murrizi ka ironizuar edhe Ballën, për të cilin thotë se ka qejf që një dorë ta mbajë te revania dhe tjetrën te bakllavaja.

“Jemi stigmatizuar nga ata jashtë, po hiç qeder s’ka pasur për ne. Si mund ta duan ata Myslim Murrizin, si një student dhjetori që as babë, nënë, xhaje, hallë dhe as qentë e lagjes nuk i kam patur anëtarë partisë së punës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si mund ta duan këta Rudina Hajdarin, kur babai i saj u ngrit të rrëzojë regjimin nga vinin dhe vijnë kupolat politike të forcave kryesore politike.

Kolegu Balla mos u mërzit, se urrejtjen e tyre unë e përçmoj dhe e përqesh. Prej 30 vitesh kam qenë ky që jam, do vazhdoj kundër komunistëve që mund të kenë kapërcyer ylberin dhe kanë bërë rrafishatë.

Do vazhdoj të jem kundër jush dhe zotit Rama, sepse dhe juve ju qan shpirti për të mbajtur një dorë në revani dhe një dorë në bakllava.

Duhet të keni këllqe që të shkojmë drejtpërsëdrejti te qytetarët shqiptarë. Le të na ndëshkojnë me votë, që në këtë sallë të vijnë ata që e marrin gjykimin nga shqiptarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këta kanë frikë listat e hapura, kanë frikë të dalin vetë para shqiptarëve. Prej 25 vitesh ka krerë partish që s’kanë guxuar të dalin me surrat para qytetarëve shqiptarë.

Duhet të hapim listat dhe t’u japim shqiptarëve një sistem zgjedhor që e kërkuan si sot e 30 viteve më parë, kur shqyen kangjellat e ambasadave”, tha Murrizi ndër të tjera.