Nga Ian Williams “The Spectator”’

Dhjetorin e vitit të kaluar, studentëve të Universitetit të Oksfordit iu ofruan nga 15 mijë paund, nëse do të zgjidhnin sfidat në lidhje me mbikëqyrjen dhe gjurmimin e pajisjeve dhe përdoruesve të tyre.“Huawei kërkon të përzgjedhë studentët më të mirë në Sfidën e tyre Universitare 2021”- thuhej në ofertë.

Kompania theksonte se kjo teknologji do të përdorej për “shërbimet e biznesit” dhe “shërbimet e sigurisë”.Ftesa Huawei synonte studentët e shkencave të të dhënave, dhe u transmetua nga shërbimi i karrierës në Universitetin e Oksfordit vetëm disa javë përpara Krishtlindjeve.

Kur një studente pyeti nëse ishte e përshtatshme që shërbimi i karrierës ta transmetonte këtë ftesë, kur teknologjia e Huawei është përgjegjëse për shtypjen e ujgurëve në Xinjiang, ajo mori një përgjigje të fshehtë. “Ne ofrojmë një shërbim të paanshëm”- thuhej në të, dhe varet nga studentët nëse duan të angazhohen apo jo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është e vështirë të thuhet se cila ishte pjesa më tronditëse e incidentit. Guximi i një kompanie që njihet për lidhjet e ngushta me Partinë Komuniste Kineze, dhe së cilës i është ndaluar të ndërtojë rrjetet e telekomunikacionit 5G në Britani për arsye sigurie? Apo indiferenca e dukshme e Universitetit të Oksfordit?

Apo ky është vetëm një shembull i mënyrës së pacipë, me të cilin kompanitë e lidhura me PKK-në janë në gjendje të gjurmojnë për informacione dhe teknologji në Britani. Termi “qingbao” që në gjuhën kineze do të thotë “inteligjencë”po ashtu edhe “informacion”, përmbledh mjeshtërisht natyrën unike dhe sistemin e gjerë të spiunazhit të Kinës, i cili kombinon teknikat formale dhe joformale, të hapura dhe të fshehta, për të mbledhur informacione të reja.

Ekziston shpesh një vijë shumë e hollë midis vjedhjes dhe transferimit vullnetar të njohurive, dhe Kina e ka çuar në limite këtë të fundit. Gjatë viteve të fundit, PKK ka ndërtuar një sistem gjithëpërfshirës për zbulimin dhe përvetësimin e teknologjive të huaja, duke përdorur shumë mjete.

Spiunët kibernetikë të Kinës, janë vetëm njëra nga fytyrat e këtij sistemi. Ata kanë hakeruar në një shkallë industriale kompjuterat e kompanive perëndimore. Objektivat përputhen me teknologjitë e avancuara të identifikuara nga PKK si ato në të cilat Pekini dëshiron që të jetë lider në botë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një operacion,mbi të cilin u informova gjatë kërkimit të një libri mbi mbikëqyrjen dixhitale kineze, hakerat depërtuan në një kompani amerikane të naftës duke infektuar menynë online të një restoranti kinez në zonë, ku inxhinierët e sistemeve porosisnin ushqimet e tyre.

Kur inxhinierët klikuan mbi gjellën “Pula e gjeneralit Tso”, ata morën shumë më tepër sesa mishin e ëmbël dhe krokant. Shkalla e hakerimi është befasuese. Kreu i Zyrës Kombëtare të Kundërzbulimit në SHBA, i përshkroi hakerat kinezë si “më aktivët dhe më këmbëngulës në spiunazhin ekonomik në botë”.

Ndërkaq gjenerali Keith Alexander, në atë kohë kreu i Komandës Kibernetike të SHBA-së dhe Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, e cilësoi si “transferimin më të madh të pasurisë në histori”humbjen e pronësisë intelektuale të Amerikës dhe informacioneve të tjera industriale nëpërmjet spiunazhit kibernetik.

Pavarësisht shkallës së sulmeve, hakerat shpesh lënë pas gjurmët dixhitale të gishtërinjve, të cilat mund të gjurmohen në Kinë. Vitin e kaluar, Britania iu bashkua SHBA-së, BE-së, Australisë dhe aleatëve të tjerë në akuzat se Pekini kishte punësuar grupe kriminale për

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

të depërtuar në sistemet e e-mailit të Microsoft-it, një veprim ky që kishte prekur dhjetëra mijëra kompani dhe organizata të sektorit publik në mbarë botën.

Ai denoncim i koordinuar ishte i paprecedentë. Në raportin e saj vjetor të vitit 2021, Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Britani, shprehej se “incidentet” kibernetike po ndodhnin në nivel rekord, dhe se kërkimi mbi vaksinën Covid-19, ishte bërë objektivi kryesor për hakerat.

“Kina mbeti një aktor shumë i sofistikuar në hapësirën kibernetike, me ambicie në rritje për ta projektuar ndikimin e saj përtej kufijve, dhe me një interes mbi sekretet tregtare të Mbretërisë së Bashkuar”- paralajmëroi ai. Edhe kreu i shërbimit sekret britanik, MI5, Richard Moore tha se Kina është tani prioriteti i vetëm më i madh i organizatës së tij.

Agjencia kryesore e spiunazhit në Kinë, është Ministria e Sigurisë së Shtetit, Guoanbu, e cila është përgjegjëse për zbulimin e huaj dhe kundërzbulimit, dhe që renditet ndër agjencitë

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

më të mëdha të inteligjencës në botë. Ndërkaq, Ushtria Çlirimtare Popullore ka organizata paralele.

Puna e shërbimeve sekrete është e koordinuar ngushtë me Departamentin e Punës së Frontit të Bashkuar (UFWD), që përqendrohet tek operacionet e ndikimit, dhe që është zgjeruar shumë nën udhëheqjen e Xi Jinping. Christine Lee, qëu përjashtua javën e kaluar nga MI5 si agjente kineze, dyshohet se punonte pikërisht për UFWD.

Aty ku Guoanbu ka rekrutuar agjentë konvencionalë, UFWD është përpjekur të përqendrohet tek njerëzit me origjinë etnike kineze, nga të cilët ajo mendon se mund të kërkojë besnikëri. Organizata është akuzuar për përdorimin e LinkedIn për të rekrutuar agjentë të mundshëm, duke synuar që t’i joshë ata të shkojnë në Kinë për takime rreth punëve “të mirë-paguara” përpara se t’i rekrutojë.

Por agjentët konvencionalë, priren të kenë një vend të dytë në strukturën e shërbimeve sekrete kineze, për arsyen e thjeshtë se metodat e saj joformale kanë qenë shumë më të frytshme. Ky është veçanërisht rasti në arsimin e lartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk ka kuptim të vjedhësh apo të blesh, kur universitetet perëndimore syleshë, mund të binden të japin vetë informacione shumë të ndjeshme pa asnjë lloj pagese. Kësisoj, pjesa më e madhe e veprimtarisë së shërbimeve sekrete të Kinës, kryhet nga një rrjet jozyrtar akademikësh, studentësh ose njerëzish të biznesit, të cilët e ndihmojnë sa dhe kur munden PKK-në.

Kjo gjë paraqet një sfidë të madhe për agjencitë britanike të inteligjencës, pasi del jashtë ligjeve aktuale të spiunazhit. Kina ka krijuar një rrjet të organizatave të miqësisë dhe kulturore “për përdorim të dyfishtë”.

Brenda arsimit të lartë, institutet e Konfucit bëjnë gjoja sikur u mësojnë studentëve të huaj gjuhën kineze, ndërsa Shoqata e Studentëve dhe Dijetarëve të Kinës, merret zyrtarisht me mirëqenien e studentëve kinezë, grupimi më i madh i vetëm i studentëve të huaj në universitetet britanike.

Por që të dyja janë të akuzuara për propagandë, spiunim ndaj studentëve si dhe frikësim të kritikëve. Ndërkombëtarisht, ato janë të hetuara dhe nën sanksione, por vazhdohet që t’u jepet liri veprimi në Britani. Një metodë tjetër e preferuar e mbledhjes së inteligjencës ka qenë nëpërmjet qendrave të përbashkëta kërkimore ose financimit të projekteve kërkimore. Bashkëpunimet kërkimore Britani-Kinë u rritën me 115.6 për qind midis viteve 2013-2019.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fatmirësisht, ka disa shenja inkurajuese se bota po ndërgjegjësohet për rreziqet. Atletëve britanikë që do marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, u janë ofruar telefona të përkohshëm që janë të vështirë të përgjohen. Edhe drejtuesit e biznesit perëndimor që vizitojnë Kinën pajisen me laptopë dhe telefona specialë. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al