Të mërkurën, më 5 qershor, Princi William iu bashkua babait të tij, mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla në një ngjarje që shënonte 80-vjetorin e Zbarkimit në Portsmouth, Angli.

Mungoi në këtë rast Princesha e Uellsit, Kate e cila ka qenë jashtë syve të publikut teksa i nënshtrohet trajtimit të kancerit.

Në një video, të postuar në X (ish-Twitter), William jep një përditësim për shëndetin e gruas së tij. Princi ulet pranë një veterani në një karrige me rrota, i cili e pyet nëse gruaja e tij “është më mirë”.

Princi i Uellsit përgjigjet me ëmbëlsi: “Po. Ajo do të donte të ishte këtu sot”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shfrytëzoi rastin të tregojë edhe faktin se gjyshja e Kate kishte shërbyer vetë në ushtri.

“I kujtova të gjithëve se gjyshja e saj shërbente në Bletchley Park ,” tha ajo. “Pra, ajo kishte shumë gjëra të përbashkëta me disa nga zonjat këtu . ”