Si do të ndikojnë sanksionet kundër Putin në ekonominë e botës?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si do të ndikojnë sanksionet kundër Putin në ekonominë e botës?

Nga Paul Krugman, The New York Times

Kevin McCarthy, lideri i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, tha diçka cinike dhe të pandershme një ditë më parë. Për të qenë të drejtë, çdo kush mund të kishte thënë të njëjtën gjë për të pothuajse çdo javë gjatë viteve të fundit. Por kjo deklaratë e veçantë dukej e rëndësishme, sepse përfshinte një gënjeshtër që ka një lidhjetë drejtpërdrejtë me mënyrën se si Amerika do t’i përgjigjet pushtimit rus të Ukrainës.

Ja çfarë shkroi McCarthy në Twitter: “Këto nuk janë çmimet e gazit të Putinit. Ato janë çmimet e gazit të Presidentit Biden.”

Për momentin, sigurisht kjo është diçka e rreme. Sido që të jetë  rritja e çmimit të benzinës pasqyron rritjen e çmimit botëror të naftës së papërpunuar, i cili nuk është ndikuar nga asgjë që Biden ka bërë. Dhe rritja e çmimeve të naftës së papërpunuar ka bërë që çmimet të rriten në të gjithë vendet e botës.

Advertisement

Kjo do të thotë, se këto në fakt  janë në të vërtetë çmimet e gazit të Putinit.

Pse ka rëndësi kjo? Përveç përpjekjes së McCarthy-t për të fajësuar Biden-in për diçka që me të vërtetë nuk është faji i tij, këtu në fakt po diskutohet një çështje me rëndësi të madhe ekonomike.

Na pëlqen ose jo, bota po përballet me një tronditje për shkak të Putinit: një rritje të çmimeve të naftës dhe të mallrave të tjera si pasojë e agresionit rus dhe hakmarrjes së Perëndimit me sanksione ekonomike.

Por a do të shkojë bota në recesion për shkak të veprimeve të Putinit?

Advertisement

Ne mund të shmangim një recesion të Putinit. Nëse ne do ta bëjmë këtë varet nga reagimi i të gjithë vendeve dhe për të marrë një përgjigjë të saktë duhet të dimë natyrën e vërtetë të problemit.

Kjo nuk është hera e parë që ne jemi përballur me një rritje të çmimeve të naftës, e nxitur nga ngjarjet jashtë Shteteve të Bashkuara. Shembujt e famshëm janë rritjet e çmimeve pas Luftës së Yom Kipurit të vitit 1973 dhe revolucionit iranian të vitit 1979, por ka shembuj të tjerë më të mëdhenj, si rritja e çmimeve në vitet 2010-2011, pasi ekonomia botërore u rrit pas krizës  financiare të  2008-ës. Kjo, rriti ndjeshëm çmimet e benzinës; në krahasim me pagat mesatare të punëtorëve, ato arritën një kulm ekuivalent me më shumë se 5 dollarë për fuçi sot, raporton abcnews.al

Pasojat për rritjen e naftës të viteve 1970 u pasuan nga recesione të rënda të SHBA-së; dhe kriza ekonomike  e 2010-11 nuk e pengoi aspak rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike.

Por cili është ndryshimi sot?

Advertisement

Në vitin 1997, Ben Bernanke, Mark Gertler dhe Mark Watson publikuan një analizë të efekteve të rritjes së çmimit të naftës në ekonominë e SHBA-së. Ata arritën në përfundimin se recesionet për shkak të rritjes së naftës reflektuan kryesisht në  “përgjigjen endogjene të politikës monetare”.

Recesionet ndodhën jo sepse u rritën çmimet e naftës por sepse Fed  iu përgjigj rritjes së çmimeve të naftës duke rritur ndjeshëm normat e interesit. Dhe kjo është pikërisht ajo që nuk ndodhi në 2010-2011. Pavarësisht presionit të fortë nga republikanët të cilët paralajmëruan se dollari po ulej, Bernanke atëherë kryetari i Fed  dhe kolegët e tij nuk rritën normat e interest.

Dhe refuzimi i Fed për të rritur normat u justifikua nga ngjarjet si: ulja e  çmimeve të gazit, inflacioni i ulët dhe rritja e ekonomisë.

Çfarë na tregon kjo përvojë për situatën aktuale?

Advertisement

Nëse inflacioni në SHBA do të ishte i ulët, politika do të ishte e qartë: mos rrisni normat e interesit. Fatkeqësisht, ne jemi në pikën ku inflacioni është i lartë. Edhe e vetmja zgjidhje qe Fed duhet të ndërmarrë është të rrisë gradualisht normat e interesit për të mbajtur në kontroll një ekonomi që nuk është në nivelet më të mira.

Ajo që Fed nuk duhet të bëjë është të rrisë normat e interesit siç bëri në vitet 1970. Rritja e çmimeve të naftës do të rrisë inflacionin gjatë muajve të ardhshëm dhe sigurisht presioni mbi Fed do të jetë shumë i madh.

Një pjesë e këtij presioni do të vijë nga njerëz si McCarthy, të cilët këmbëngulin në thelb se çmimet e larta të benzinës po shkaktohen nga zgjedhjet e politikës së brendshme.

Por viti 2022 nuk është viti 1979.

Advertisement

Inflacioni aktual është i lartë por nuk është në nivelin e vitit 1980.  Tani për tani, duket sikur vetëm një  politikë e qëndrueshme mund të mbajë në kontroll situatën dhe që tronditja që ka marrë Putin të mos shndërrohet në recesionin e këtij të fundit.

Dhe ky është rezultati që të gjithë duam të arrijmë./ Përktheu: abcnews.al

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy