Jeta në Afganistan do të ndryshojë, me marrjen e pushtetit nga talebanët. Këtë të martë udhëheqësit e talebanëve patën konferencën e parë për shtyp, ku njoftuan amnisti për këdo që ka punuar me fuqitë e huaja. Theksi u vu në faktin se ata nuk duan armiq dhe se nuk do të hakmerren.

 

“Ka siguri të plotë në të gjithë vendin. Askush nuk do të jetë në gjendje të rrëmbejë askënd. Ne do të kemi gjithnjë e më shumë siguri nga dita në ditë. Ne nuk duam që dikush të largohet nga vendi. Do të ketë aministi. Asnjë armiqësi nuk do të ketë. Askush nuk do të trajtohet me hakmarrje. Të rinjtë që janë rritur këtu, nuk duam që të largohen. Askush nuk do të trokasë në derën e tyre dhe nuk do t’i pyesë se për kë kanë punuar. Ata do të jenë të sigurt. Askush nuk do të merret në pyetje apo ndiqet.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëdhënësi i talebanëve u pyet për të drejtat e grave dhe bëri me dije se ato do të lejohen të punojnë dhe studiojnë brenda kornizave.

 

“Gratë do të jenë shumë aktive brenda shoqërisë sonë, brenda kornizës sonë. Unë dua të siguroj bashkësinë ndërkombëtare se askush nuk do të dëmtohet. Ne kemi të drejtë të veprojmë sipas parimeve tona fetare. Vendet e tjera kanë qasje, rregulla të ndryshme. Afganët kanë të drejtë të kenë rregullat e tyre, në përputhje me vlerat tona. Ne jemi të përkushtuar ndaj të drejtave të grave nën sistemit e sheriatit. Ato do të punojnë përkrah nesh. Ne e sigurojmë bashkësinë ndërkombëtare se nuk do të ketë diskrimin”, tha Zabihullah Mujahid.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";