Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kanë vlerësuar se shtyrja e shkaktuar nga koronavirusi për realizimin e tyre ka kushtuar rreth 1.9 miliard dollarë.
Duke cituar organizatorët e këtij organizimi, e përditshmja Yomiuri ka shkruar më 29 nëntor se në shpenzimet e shtyrjes kanë hyrë pagesat për stafin dhe krijimi i sistemit për rimbursim të biletave.
Komiteti organizator i Lojërave Olimpike synon të prezantojë shpenzimet shtesë, pas konsultimeve me zyrtarë komunalë dhe kombëtarë.
Përpara shtyrjes, organizatorët kanë thënë se çmimi i mbajtjes së Lojërave është 13 miliardë dollarë.
Kur Japonia ka fituar Lojërat Olimpike më 2014, organizatorët patën thënë se ky organizim do të kushtonte 7.3 miliardë dollarë.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Qeveria japoneze kanë vendosur në muajin mars që të shtyjnë mbajtjen e këtyre Lojërave për një vit, për shkak të pandemisë globale.
Lojërat Olimpike tani planifikohet të nisin më 23 korrik 2021, derisa Lojërat Paraolimpike të nisin më 24 gusht./ REL