Vizita e Vladimir Putin në Turqi është shtyrë për një datë të mëvonshme Sipas gazetës turke Hürriyet, kjo ishte për shkak të programeve zgjedhore në Turqi dhe Rusi.

Dje agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, duke cituar një burim nga Ankaraja, raportoi se presidenti rus mund të vizitojë Turqinë në fund të prillit ose në fillim të majit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu dje se përgatitjet po vazhdojnë për një takim midis Vladimir Putin dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Një zyrtar turk i tha Reuters javën e kaluar se Putin do të vizitonte Turqinë më 12 shkurt. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";