Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar festën e Fiter Bajramit nga qyteti i Shkodrës.
Ai ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët, duke e cilësuar një festë të madhe të shpresës.
“Nga zemra u uroj të gjithë besimtarëve myslymanë, të gjithë vëllezërve dhe motrave Gezuar ditën e Fitër Bajramit, festën e madhe të shpresës e të besimit.
Në veçanti uroj agjëruesit, që kanë mbyllur sakrifice dhe provash.
Zoti ua pranoftë agjërimin, Zoti ua pranoftë lutjet, i begatoftë ata, familjet e tyre dhe shqiptarët kudo ku janë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha.
Kujtojmë që Basha i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka zhvilluar një takim me myftiun e qytetit të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, në një takim ku nuk kanë munguar shtrëngime duarsh dhe përqafime, edhe pse vendi është një kohë pandemie.