Javën që vjen Mbreti Charles III merr kurorën, në një ceremoni luksoze dhe madhështore.

 

Në këtë ditë, lëvizja kryesore kundër monarkisë në Britani, do të mblidhet pranë statujës së monarkut të fundit britanik, të rrëzuar për një republikë jetëshkurtër në shekullin e 17-të.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi “Mbështetësit e Republikës”, i themeluar në vitin 1983, planifikom të realizojë protestën e tij më të madhe ndonjëherë.

 

Pjesëtarët e grupit “Mbështetësit e Republikës” e shohin ceremoninë e kurorëzimit të mbretit të ri në kishën Westminister Abey të Londrës, si një mundësi për të ekspozuar atë që ata e konsiderojnë si një institucion të vjetëruar dhe të pa vend, në një demokraci të shekullit 21-të, veçanërisht në një kohë kur njerëzit po përballen me krizën më të rëndë ekonomike në dekada.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Udhëheqësi i grupit, Graham Smith, pret që mbi 1 mijë njerëz të veshur me këmisha të verdha t’i bashkohen protestës.

Gjatë parakalimit të mbretit, pasi ai ta ketë marrë kurorën, ata planifikojnë të bërtasin “nuk është mbreti im”.

 

Sondazhet tregojnë se Mbreti Charles është më pak popullor se nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth, monarkja e dytë më jetëgjatë në botë, vdekja e së cilës vitin e kaluar shënoi fundin e një epoke në Britani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Zoti Smith thotë se respekti që publiku kishte për mbretëreshën, ishte pengesë për kauzën e tyre.

 

“Unë mendoj se monarkia është në telashe të mëdha sepse kanë humbur lojtaren e tyre më të njohur. Mbështetja dhe interesi për familjen mbretërore po bie dhe ky është një problem i madh për të”, thotë zoti Smith.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Gjurmët e monarkisë britanike në histori nisin me Mbretin Uilliam, i njohur si Uilliam Pushtuesi, i cili pushtoi Anglinë më 1066.

 

Me kalimin e shekujve, në mënyrë graduale monarkia ia ka kaluar pushtetin parlamentit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Por mbretëria vazhdon të luajë një rol domethënës, ndonëse simbolik në vendimmarrjen britanike, siç është për emërimin e kryeministrave dhe në sistemin gjyqësor.

 

Përveç një republike njëmbëdhjetëvjeçare nga viti 1649 pas përfundimit të luftës civile angleze dhe ekzekutimit të Mbretit Charles I, thirrjet për t’i dhënë fund monarkisë britanike rrallë kanë tërhequr mbështetje të konsiderueshme popullore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Protestat kundër monarkisë janë relativisht të vogla dhe sondazhet tregojnë se shumica e britanikëve ende duan të kenë një familje mbretërore.

 

Por, pikëpamjet po ndryshojnë. Rreth një dekadë më parë, 75 për qind e publikut e mbështeste familjen mbretërore, por një sondazh i agjencisë “YouGov” këtë javë zbuloi se mbështetja ka rënë në 58 për qind.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sondazhet tregojnë gjithashtu se ndryshe nga gjeneratat më të vjetra, brezat e rinj janë më pak të interesuar për mbretërinë. “YouGov” gjithashtu zbuloi se vetëm 9 për qind e publikut është shprehur i interesuar për ceremoninë e kurorëzimi të mbretit të ri britanik.

 

Disa analistë thonë se edhe monarkët e tjerë si mbretëresha Elizabeth II dhe Victoria kaluan periudha jopopullariteti dhe se ndryshimet në sistemin politik të Britanisë janë gjithmonë të vështira.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Profesori i politikës në Universitetin e Edinburgut, Dr. Harshan Kumaarasingham thotë se pikëllimi pas vdekjes së mbretëreshës vitin e kaluar tregon se njerëzit nga të gjitha sferat e jetës kishin lidhje me mbretëreshën.

 

“Nuk mendoj se ajo ndjesi do të përcillet domosdoshmërisht tek djali i saj, Charles. Por mendoj se do të bartet respekti dhe pikëpamja bazë ndaj monarkisë, e cila pa një alternativë realiste ka të ngjarë të vazhdojë”, thotë profesori.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kundërshtarët e monarkisë shpresojnë që mbështetja për familjen mbretërore të vazhdon të bjerë dhe që një qeveri e ardhshme të kërkojë një referendum për këtë çështje.

 

“Shumë njerëz e shihnin mbretëreshën si vetë monarkia dhe e linin anash mosbesimin dhe gjykimin. Tani ajo nuk është atje për ta mbrojtur monarkinë”, thotë zoti Smith.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Të tjerë besojnë se në Britaninë e sotme nuk ka vend për parimin trashëgues.

 

Dr. Alice Hunt, profesore e historisë në Universitetin e Southamptonit, thotë se edhe nëse mbretërisë i pakësohen kompetencat, ose edhe në rast të shfuqizimit të monarkisë, ajo sërish do të kishte rolin e saj në histori.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Unë mendoj se ne përsëri do të shkonim në Pallatin Buckingham për ta kujtuar atë. Por nuk mendoj se familja mbretërore ka vend në Britaninë moderne”, thotë ajo.

 

Por autori Kehinde Andrews, profesor në Universitetin e Birmighamit thotë se disa institucione, si monarkia, nuk mund të reformohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

“Gjëja e vetme që familja mbretërore mund të bënte, por të ishte serioze, ishte të shfuqizonte veten”, thotë ai.

 

Edhe në kryeqytetet e Skocisë dhe Uellsit priten protesta në ditën e kurorëzimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Udhëheqësi i ri skocez, Humza Yousaf, i zgjedhur muajin e kaluar është shprehur se dëshiron zëvendësimin e monarkisë.

 

Udhëheqësi i Uellsit, Mark Drakeford, gjithashtu dëshiron një republikë, që do të thotë se dy nga katër kombet që përbëjnë Mbretërinë e Bardhkuar kanë udhëheqës pro-republikës./voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";