Pas dështimit në debatin me Donald Trump, janë shtuar zërat nga radha e demokratëve në SHBA kundër Joe Biden, duke i kërkuar atij që të largohet dhe të mos rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme.
Vetë Biden ka mohuar të tërhiqet, duke hedhur edhe poshtë shqetësimet që janë ngritur për problemet mendore. Ai tha para pak ditësh që “nëse zbret Zoti dhe më thotë do dal nga gara”.
Por pas kësaj deklarate, zemërimi i demokratëve ndaj presidentit aktual është rritur edhe më shumë.
“Ne duhet t’i fitojmë këto zgjedhje. Ky nuk është një vendim i Zotit të Plotfuqishëm. Ky është një vendim i botës reale për njerëzit e botës reale në politikë që kujdesen për vendin tonë”, tha senatori Peter Ëelch (D-Vt.) në MSNBC.
Mes demokratëve që kanë kërkuar largimin e Biden nga gara e ardhshme presidenciale janë përfaqësuesit Jerry Nadler, Adam Smith, Mark Takano dhe Joe Morelle./vizionplus.tv