Qeveria franceze u ka kërkuar qytetarëve të vetë që të largohen nga Rusia, teksa lufta ruso-ukrainase ka hyrë në ditën e 8-të.
Në njoftimin për qytetarët e saj, Franca u sugjeron që të largohen nga Rusia nëse prezenca e tyre aty nuk është e thelbësore.
Edhe shtete të tjera kanë dhënë këshilla të ngjashme për shtetasit e tyre në Rusi.
Ndërsa Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar këshillon qytetarët e vetë që të mos udhëtojnë në Rusi.
Advertisement
Të njëjtën gjë këshillon edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.