Shtohen ndjeshëm tensionet, rebelët prorusë përgatiten për luftë, thirrje për evakuime masive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohen ndjeshëm tensionet, rebelët prorusë përgatiten për luftë, thirrje për evakuime masive

Mediat në Moskë raportojnë se udhëheqësit pro rusë në Donetsk e Lugansk u kanë bërë thirrje popullsisë të largohen sa më parë nga këto zona në drejtim të Rusisë, pasi sipas tyre, forcat e Ukrainës kanë rritur ndjeshëm sulmet.

“Kur armiku bombardon, jeta e dhe shëndeti i qytetarëve tanë mund të jetë në rrezik. Prandaj, nga sot, 18 shkurt, po organizohet një evakuim masiv i popullsisë drejt Rusisë”, ka thënë Denis Pushilin, lideri i prorusëve në Donetsk.

Ai theksoi se tashmë janë bërë gati edhe vendet e strehimit për këta banorë në rajonin e Rostovit në Rusi, pas dakordësisë me autoritetet ruse.

Ndërkohë, lideri i prorusëve në Lugansk, Leonid Pasechnik, ka thënë se forcat ukrainase kanë planifikuar të kryejnë sulme në rajonin që ai pretendon se drejton dhe u ka kërkuar banorëve që të largohen në Rusi sa më parë.

Advertisement

Ky është zhvillimi i fundit që vjen nga tensionet që tashmë janë rritur ndjeshëm mes Rusisë, Ukrainës e Perëndimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy