E gjithë Europa dhe jo vetëm është me sy e veshë nga finalja e madhe e Euro2020,Itali -Angli .
Roberto Mancini kërkon ti dhurojë Italisë Europianin e dytë pas atijj të fituar në shtëpi ne vitin e largët 1968. Nga ana tjetër Garth Sauthgejt beson se do të shkruaj historinë me kombëtaren e 3 luanëve duke e sjellë për herë të parë këtë trofe në gjirin e ishullorëve pas 55 vitesh.
Në konferëncën për shtyp në pragë të sfidës , tekniku italian u tregua modest dhe vlerësoi anglezët si një skuadër e jashtëzakonshme.
ROBERTO MANCINI
Advertisement” Do të jetë një ndeshje e bukur, ato janë solide dhe kanë arritur deri këtu me meritë. Meritojnë komplimentat e mia për lojën e tyre . Unë gjithmonë kam menduar se mund të shkoj në fund, sepse gjithmonë besoj në gjëra pozitive, por mbi të gjitha djemtë besuan që nga momenti i parë, pasi nuk ishte e thjeshtë’’.Nga ky eruopian do të mbaj mend ndeshjen me Turqinë në Romë . Ishte natë e bukur, publiku u kthye në stadium. Spinacola? Një keqardhje e madhe që ai nuk mund të luajë në finale, por është fakt se ishte mbrojtësi më i mirë në Kampionatin Europian”.
Edhe trajneri anglez Gareth Sauthgejt thuri elozhe për italianet edhe pse theksoi se anglezët janë gati për të ngritur lart trofeun .
GARETH SAUTHGEJT
” Rekordet e Italisë janë fenomenale. Kanë luajtur 10 finale, ndërmjet botëroreve dhe evropianeve. Përpara nesh kemi një detyrë shumë të madhe, por do ta përballojmë me shumë dëshirë. ancini ka bërë një punë fantastike me përfaqësuesen, mënyra se si ekipi i tij ka luajtur në këto dy vite tregon gjithçka. Nuk është vetëm numri i fitoreve radhazi por dhe golat e paktë që pëson kjo skuadër. Të dëgjojë Ëembley dhe të gjithë kombin duke festuar ishte një nder i madh. Nuk mund të jem më krenar se kaq, të drejtoj vendin tim dhe ti jap lumturi në këto momente të vështira është diçka shumë special.”
Finalja e madhe e euro 2020 do të luhet nesër në orën 21:00 në stadiumin e Uemblit në Londër.