Komitetet Olimpike të pesë vendeve nordike i kërkuan të martën Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që t’ua ndalojnë atletëve dhe zyrtarëve rusë dhe bjellorusë pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike 2024, për shkak të luftës në Ukrainë.

Suedia, Danimarka, Finlanda, Islanda dhe Norvegjia thanë se donin të shprehnin “edhe njëherë mbështetje të palëkundur për popullin ukrainas dhe kërkesën e tyre për paqe”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Situata me luftën në Ukrainë nuk ka ndryshuar”, thuhet në deklaratën e përbashkët të pesë shteteve. “Tani nuk është koha e duhur për ta shqyrtuar kthimin e tyre”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Javën e kaluar, Polonia tha se deri në 40 vende mund t’i bojkotojnë Lojërat Olimpike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Paraprakisht, Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan një plan të IOC-së për t’ua lejuar atletëve rusë dhe bjellorusë që të konkurrojnë në Lojërat e vitit 2024.

Ukraina ka kërcënuar se do t’i bojkotojë Lojërat Olimpike nëse atyre u lejohet pjesëmarrja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

IOC ka thënë se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm në Paris.