Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë Christopher Miller, tha të premten se Shtetet e Bashkuara kanë shkurtuar trupat në Irak në 2’500, duke përmbushur një objektiv të vendosur nga administrata Trump në fund të vitit të kaluar.

 

“Ulja e nivelit të forcave amerikane në Irak reflekton aftësitë e rritura të Forcave të Sigurisë Irakiane, tha zoti Miller në një deklaratë pesë ditë përpara se Presidenti Trump të largohet nga zyra, duke i hapur kështu rrugën administratës së ardhshme të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne kemi parashikuar prej kohësh që niveli i forcave që kërkohet për të mbështetur luftën e Irakut kundër ISIS-it do të ulet, ndërkohë që përmirësohet aftësia e Irakut për të menaxhuar kërcënimin nga ISIS-i. Aftësia për të zvogëluar nivelin e forcave është dëshmi e përparimit të vërtetë”, shtoi zoti Miller, duke përdorur një akronim për grupin terrorist Shteti Islamik.

 

Sekretari në detyrë i mbrojtjes tha se zvogëlimi i trupave në Irak nuk përfaqëson një ndryshim në politikën amerikane dhe është në përputhje me planet për të zvogëluar përfshirjen e trupave amerikane në operacione të mëdha luftarake në këtë vend të Lindjes së Mesme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shtetet e Bashkuara dhe forcat e koalicionit mbeten në Irak për të siguruar mposhtjen e përhershme të ISIS-it”, tha ai. “Qeveria e Irakut dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara bien dakord që ISIS-i mbetet një kërcënim dhe se prania e Shtetet e Bashkuara dhe Koalicionit mbetet jetësore”.

 

Sekretari në detyrë tha se Shtetet e Bashkuara do të ruajnë “një platformë kundër terrorizmit në Irak për të mbështetur forcat partnere me fuqi ajrore dhe të dhëna zbulimi”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas statistikave të Pentagonit, më shumë se 4’500 trupa amerikane janë vrarë në Irak që kur një koalicion i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara pushtoi Irakun në vitin 2003 dhe rrëzoi qeverinë e Saddam Hussein-it, ndërsa më shumë se 32’000 janë plagosur.

 

Zoti Miller njoftoi gjithashtu të premten se ushtria amerikane përmbushi objektivin e saj për të shkurtuar më shumë se 2’500 trupa nga Afganistani, pavarësisht miratimit nga kongresi të një projekt-ligji dy javë më parë që ndalon shpenzimet federale për të ulur numrin e trupave nën 4’000./ Voa

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";