Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tha se Shtetet e Bashkuara kanë filluar bisedimet me Iranin për lirimin e të paktën pesë pengjeve amerikanë, që po mbahen nga Teherani.

Në një intervistë për emisionin “Face the Nation” të kanalit CBS News, Sullivan tha se ishte një “përparësi e rëndësishme” e administratës së presidentit Joe Biden për t’i kthyer amerikanët “të sigurt në vend” dhe se mbajtja e tyre kishte shkaktuar një “indinjatë të thellë”.

“Ne kemi filluar të komunikojmë me iranianët për këtë çështje,” tha Sullivan, duke vlerësuar se pengjet po mbahen “në një mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme”, ndërsa e cilësoi këtë si një “katastrofë humanitare”.

Irani po mban 12 persona me shtetësi të dyfishtë, përfshirë pesë amerikanë, kryesisht nën akuza për spiunazh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me gjithë diskutimet rreth pengjeve, Sullivan shtoi se nuk kanë filluar bisedime me Teheranin në lidhje me rikthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen ndërkombëtare të vitit 2015 për të frenuar programin bërthamor të Iranit, për të cilin zyrtarët iranianë thonë se është për qëllime paqësore dhe jo për zhvillimin e armëve bërthamore.

Presidenti Biden deklaroi të premten se Shtetet e Bashkuara duan të “ri-angazhohen në negociata” për të rigjallëruar marrëveshjen nga e cila ish-presidenti Donald Trump u tërhoq në vitin 2018.

“Ne kemi nevojë për transparencë dhe komunikim për të minimizuar rritjen e keqkuptimit strategjik ose të gabimeve,” tha presidenti Biden në Konferencën virtuale të Sigurisë në Mynih.

Por Sullivanu shpreh se “Irani nuk u është përgjigjur ende” përpjekjeve për të rinisur bisedimet bërthamore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është Irani ai që është izoluar tani në pikëpamje diplomatike, jo Shtetet e Bashkuara, dhe topi është në fushën e tyre”, tha ai.

Më herët të dielën, Irani tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë në gjendje të ribashkohen me marrëveshjen bërthamore para se të heqin sanksionet ekonomike kundër Teheranit. Uashingtoni thotë se Teherani duhet së pari të veprojë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2015 dhe të ulë shkallën e pasurimit të uraniumit.

Komentet në Uashington dhe Teheran u bënë ndërsa Rafael Grossi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, takoi zyrtarët iranianë në përpjekje për të siguruar që inspektorët e tij të vëzhgojnë programin bërthamor të Teheranit./ VOA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";