Rusia tani ka forca të mjaftueshme për të kryer një operacion të madh ushtarak kundër Ukrainës dhe se një operacion i tillë mund të nisë “në çdo moment”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

 

Sullivan, duke folur me gazetarët të premten, pa prezantuar të dhëna specifike, tha se amerikanët që ende gjenden në Ukrainë, duhet të largohen brenda 24-48 orëve të ardhshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha se pushtimi rus mund të nisë përmes sulmeve ajrore, gjë që do të bënte të vështirë largimin nga Ukraina. Sullivan tha se inteligjenca amerikane beson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të urdhërojë pushimin para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore, që po mbahen në Pekin, dhe se është i mundur një sulm i shpejt ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit. Lojërat Olimpike Dimërore, që po mbahen në Pekin, do të përfundojnë më 20 shkurt. Zakonisht, edhe pse jo gjithmonë, shtetet i janë përmbajtur një armëpushimi për ndalimin e të gjitha armiqësive gjatë lojërave.

 

Sullivan i bëri pasi presidenti i SHBA-së, Joe Biden zhvilloi një bisedë përmes video-lidhjes me liderët transatlantikë, me qëllim të unifikimit teksa kriza midis Rusisë dhe Ukrainës po përkeqësohet. Sullivan tha se ende është e paqartë nëse Putin përfundimisht ka dhënë urdhrin për nisjen e pushtimit. Ai tha se pret që Biden të kërkojë së shpejti që të zhvillojë një bisedë telefonike me Putinin.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë që ta tërheqin stafin e ambsadës në Kiev dhe presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje amerikanëve që gjenden në Ukrainë, të largohen menjëherë.

 

Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufijve me Ukrainën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Moskë, Ministria e Jashtme ruse tha se nuk ka pranuar “asnjë reagim thelbësor” nga Bashkimi Evropian dhe NATO, lidhur me kërkesat e saj për garanci mbi sigurinë evropiane, përfshirë edhe kërkesën që NATO të mos e pranojë kurrë Ukrainën dhe shtetet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik. Po ashtu, Rusia ka kërkuar që NATO të ndalojë dislokimin e armëve në këto shete dhe të tërheqë trupat nga Evropa Lindore.

 

Sa i përket kërkesave të sigurisë, Perëndimi ka thënë se ato janë të papranueshme dhe NATO, së bashku me Bashkimin Evropian, gjatë kësaj jave u pajtuan që të flasin njëzëri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Një hap i tillë nuk mund të shihet veçse si një shenjë e mungesës diplomatike dhe mosrespektim të kërkesave tona”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova më 11 shkurt.

 

Megjithatë, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se Rusia do t’i përgjigjej së shpejti propozimeve të sigurisë të bëra nga SHBA-ja dhe NATO-ja. Rusia mohon akuzat e Perëndimit se mund të jetë duke u përgatitur për ndonjë pushtim. Por, aktualisht ky shtet po mban stërvitje ushtarake në Bjellorusi, ku po marrin pjesë rreth 30,000 trupa. Këto stërvitje, Perëndimi i ka quajtur si provokim./R.E.L

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";