Rusia mund të jetë duke u përgatitur që të përdorë armë kimike ose biologjike në Ukrainë. Ky është paralajmërimi që ka bërë Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki i bëri deklaratat në përgjigje të pretendimeve të Rusisë se në Ukrainë janë gjetur laboratorë të prodhimit të armëve biologjike apo kimike me ndihmën e SHBA-ve.
Psaki e quajti pretendimin e Rusisë “të marrë” ndërsa shtoi se mund të ishte pjesë e përpjekjeve të Moskës për të justifikuar paraprakisht përdorimin nga ana e saj të armëve të tilla të shkatërrimit në masë kundër Ukrainës.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";