Pas përshkallëzimit të grindjes mes aleatëve pasi Franca tërhoqi ambsadorët e saj në shenjë proteste duket se SHBA po kërkon të rregullojë marrëdhëniet.

SHBA tha se ndodhet në “kontakt të ngushtë” me Parisin dhe po bisedon për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price ku ai theksoi se SHBA e vlerëson marrëdhënien mes dy kombeve. Ai shtoi se Shtëpia e Bardhë shpreson të vazhdojë diskutimet  mbi këtë çështje gjatë ditëve në vijim.

Franca ka reaguar me zemërim ndaj partneritetit të ri midis SHBA, MB dhe Australisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria franceze ka deklaruar se u tradhtua kur Australia u tërhoq nga marrëveshja e tyre ekzistuese e mbrojtjes prej miliarda dollarësh, duke rënë dakord përmes një marrëveshjeje të re me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Zemërimi dhe zhgënjimi  i Francës vjen pasi vendi humbi një kontratë për të ndërtuar 12 nëndetëse për marinën australiane me vlerë 50 miliardë dollarë.

Më herët, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar thanë se Franca ishte informuar për vendimin para se ai të shpallej.

Sipas marrëveshjes së re, vendet aleate do të shkëmbejnë kapacitetet kibernetike, inteligjencën artificiale dhe teknologji të tjera nënujore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";