Të paktën 12,500 njerëz janë evakuuar nga Afganistani në 24 orë, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Nga ora 03.00 e mëngjesit të enjten me orën lokale deri në po të njëjtën orë të së premtes, të paktën 8,500 njerëz janë evakuuar nga ushtria amerikane dhe rreth 4 000 nga fluturimet e bëra nga aleatët.
Me këto shifra, numri total i të evakuuarve nga ushtria amerikane dhe aleatët shkon në 105,000 që nga 14 gushti dhe në 110, 600 që nga fundi i korrikut.
Kujtojmë se mbrëmjen e së enjtes zona pranë aeroportit u godit nga një sërë shpërthimesh për të cilat përgjegjësinë e mori grupi militant ISIS.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Në një deklaratë të dhënë pas shpërthimeve, presidenti amerikan Joe Biden u betua se do të hakmerret ndaj atyre që qëndronin pas sulmeve.