Shtëpia e Bardhë mohon zërat: Biden nuk do të tërhiqet nga gara presidenciale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtëpia e Bardhë mohon zërat: Biden nuk do të tërhiqet nga gara presidenciale

Shtëpia e Bardhë ka mohuar zërat se presidenti aktual i SHBA, Joe Biden, mund të tërheq kandidaturën e tij për një mandat të dytë.

“Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk po shqyrton tërheqjen e kandidaturës së tij për presidencën në zgjedhjet e nëntorit”, tha sot Shtëpia e Bardhë, pas performancës së tij të dobët në debatin e javës së kaluar kundër Donald Trump.

E pyetur nëse Biden po rimendon vendimin e tij për të rikandiduar, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, theksoi se ai po vijon normalisht fushatën.

” Absolutisht jo ,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre kur u pyet nëse Biden po mendonte të largohej nga fushata. Ai po vazhdon fushatën e tij ,” shtoi ai.

Advertisement

Më herët, Biden kishte kontakte me disa anëtarë të shquar të Partisë Demokratike, duke përfshirë ish-kryetaren e Dhomës Nancy Pelosi dhe udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer. Ai ka regjistruar edhe dy intervista që do të transmetohen nesër të enjten në radio.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti nuk i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor që nga kontrolli i tij në shkurtin e kaluar.
Më herët, një raport i Neë York Times thoshte se presidenti i SHBA-së i tha një aleati se ai e di se mund të mos jetë në gjendje të “shpëtojë” kandidaturën e tij nëse nuk arrin të bindë publikun në ditët në vijim se ai është i përshtatshëm për këtë detyrë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy