Shtëpia e Bardhë: Deklaratat e politikanëve izraelitë janë të pamatura dhe provokative

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtëpia e Bardhë: Deklaratat e politikanëve izraelitë janë të pamatura dhe provokative

Shtëpia e Bardhë ka reaguar duke i cilësuar deklaratat e zyrtarëve izraelitë si të pamatura dhe provokuese.

Reagimi i SHBA vjen pasi ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, argumentoi se Izraeli duhet në të ardhmen e afërt, në përgjigje të sulmeve të 7 tetorit, të inkurajojë migrimin vullnetar  të palestinezëve nga Rripi i Gazës. Sipas tij kjo do të jetë një mënyrë që të hapet rruga për kthimin në Gaza të kolonëve izraelitë që ishin larguar nga atje në vitin 2005.

Kjo nuk është hera e parë që amerikanët kritikojnë publikisht deklaratat e ministrave izraelitë si Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich .

Diçka e ngjashme u regjistrua në fillim të vitit, ku Shtëpia e Bardhë i quajti të papërgjegjshme deklaratat për zhvendosjen e palestinezëve të Gazës në zona të tjera./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy