Shtëpi të rrënuara dhe dhjetra fshatra pa energji, përmbytjet në Turqi i marrin jetën të paktën 40 personave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtëpi të rrënuara dhe dhjetra fshatra pa energji, përmbytjet në Turqi i marrin jetën të paktën 40 personave

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë Turqinë ditët e fundit ndërkohë që 1 person vazhdon të jetën i zhdukur.

Agjencia turke për katastrofa tha se 34 persona kanë vdekur në Kastamonu dhe gjashtë në Sinop.

Nëntë persona vazhdojnë të jenë të shtruar në spitale në Sinop dhe një person konsiderohet i zhdukur në provincën Bartin.

Rreth 2.250 persona janë evakuuar në mbarë rajonin dhe disa janë shpëtuar përmes helikopterëve, ndërkaq të tjerë janë strehuar përkohësisht në konviktet e studentëve, thanë autoritetet.

Advertisement

Shirat e rrëmbyeshëm që goditën të mërkurën provincat Bartin, Kastamonu dhe Sinop, kanë shkatërruar shtëpi, kanë dëmtuar të paktën pesë ura dhe shumë rrugë janë bërë të pakalueshme.

Një nga zonat e cila u godit më së shumti është fahstai Babaçay, në të cilin u shkatërruan mbi 40 shtëpi dhe transporti tokësor është bllokuar totalisht për shkak të shembjes  së 2 urave në hyrje të fshatit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy