Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe rreth 14 të tjerë janë plagosur në kryeqytetin afgan Kabul, pasi disa cisterna nafte janë përfshirë në zjarr dhe kanë shpërthyer, duke mbuluar qytetin me tym të zi.
Ende nuk është bërë e ditur nëse incidenti i orëve të vona të 1 majit, ka qenë aksident apo i qëllimshëm.
Një vozitës i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se rreth 100 cisterna mund të jenë përfshirë në incident.
Zjarrfikësit me vështirësi kanë ndalur flakët, për shkak të tymit të madh që është parë edhe në mëngjesin e 2 majit.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme të Afganistanit Tariq Arian u ka thënë gazetarëve se zjarri ka nisur në një cisternë dhe më pas është përhapur te të tjerat.
Dhjetëra shtëpi është thënë të jenë dëmtuar apo shkatërruar.
Linjat e rrymës janë dëmtuar po ashtu, duke lënë një pjesë të madhe të qytetit me furnizime të parregullta me energji elektrike.
Për këtë incident raportohet në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate të NATO-s tërheqin forcat ushtarake nga Afganistani.
Forcat ndërkombëtare ushtarake duhet të largohen nga ky shtet deri më 11 shtator, njëherësh 20 vjetorin e sulmeve terroriste të Al-Kaidës në tokën amerikane./ Rel