Gjatë bastisjeve në shkallë të gjerë të kryera gjatë natës në Bregun e pushtuar Perëndimor, forcat izraelite kanë vrarë shtatë palestinezë dhe kanë arrestuar disa të tjerë, thanë zyrtarët e ushtrisë izraelite dhe zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

 

Forcat izraelite kanë vrarë tre persona në Xhenin, dy në Hebron, një në Nablus dhe një në Kalandija, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ushtria izraelite tha se sulmi në Xhenin përfshiu edhe një sulm ajror. Po ashtu tha se forcat izraelite kanë vrarë militantë të Hamasit, pasi ata hodhën eksplozivë drejt ushtarëve. Forcat izraelite, sipas ushtrisë, kanë gjetur eksplozivë të fshehur në rrugët që çojnë në kampin e refugjatëve në Xhenin, por kanë gjetur edhe municione në një hapësirë nëntokësore.

 

Në Nablus, forcat izraelite kanë shkatërruar shtëpinë e një militanti palestinez të cilin e akuzojnë se ka kryer sulme me armë zjarri në qytetin Huvara më herët gjatë këtij viti, duke vrarë dy izraelitë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mbarë Bregun Perëndimor, ushtria izraelite ka arrestuar 37 palestinezë, 17 prej të cilëve i ka identifikuar si militantë të Hamasit.

 

Izraeli ka intensifikuar bastisjet në fshatrat dhe qytetet palestineze në Bregun Perëndimor, që kur nisi lufta Izrael-Hamas më 7 tetor. Gjatë këtyre operacioneve, në Bregun Perëndimor janë vrarë të paktën 141 palestinezë, kanë thënë monitoruesit e Kombeve të Bashkuara./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";