Një ngjarje e rëndë u shënua këto ditë  në një provincë në Breshia të Italisë ku u vra një shqiptar 33 vjeçar.

 

Alfons Kola, 33-vjeçari është shqiptar i vrarë me thikë  jashtë një lokali në Calcinato të Breshias. Ngjarja ndodhi afër Breshias. Ai kishte mbërritur në spital në kushte të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një person është në arrest për vrasjen.

 

Bëhet fjalë për Petrit Gegën, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 30-vjeçarit dhe u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mësohet se si viktima Alfons Kola ashtu edhe autori Petrit Gega janë nga fshati Kallmet Vogël i Lezhës. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës. Sipas banorëve familjet kanë patur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetren dhe janē të tronditur nga kjo ngjarje, ku humbi jeten një kallmetor nē Itali dhe nga dora e një kallmetori.