![Shqiptari që përdhunoi dhe vrau studenten greke sërish në gjyq për një tjetër rast të ngjashëm (DETAJE)](https://www.gazeta-shqip.com/wp-content/uploads/2020/05/nnnnnnn.jpg)
Aleksandër Luca, një nga vrasësit e studentes greke, Eleni Topaloudi, i cili u dënua me burg të përjetshëm, do të dalë sërish para gjykatës, këtë herë për një tjetër akuzë. Mediet greke raportojnë se 21-vjeçari shqiptar akuzohet se ka dhunuar një vajzë me aftësi të kuifizuara, disa ditë pasi kreu krimin e rëndë.
Babai i vajzës me aftësi të kufizuara foli në një emision televiziv në “Mega” ku përshkroi gjendjen e rëndë që po kalon 20-vjeçarja. “Ajo që dëshirojmë është që të ndëshkohet për atë që i bënë asaj. Të ndëshkohet rëndë. Ajo ka më shumë frikë për jetën e saj. Ajo kujton ato momentet e tmerrshme.”, tha babai i 20-vjeçares.
Si ndodhi ngjarja?
Më 1 dhjetor të 2018, 21-vjeçari shqiptar dhe një tjetër 23-vjeçar thuhet se kanë bindur vajzën e re për një udhëtim në një plazh. Më pas, e kanë detyruar atë me forcë të kryejë akte të turpshme, përpara se ta përdhunon. Procesi gjyqësor do të fillojë të hënën.
Vrasja e Eleni Topaloudi
Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det.
Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte.