Një shtetas shqiptar por me banim në Itali është arrestuar nga forcat e polciisë në këtë pasi u kap me drogë.
Gjithçka nisi nga kontrolli rrugor, në Viale Ippolito Nievo, i një 37-vjeçari shqiptar, pa rekorde kriminale. Qëndrimi i tij i ështe dukur i dyshimtë policisë, të cilët kanë nisur ta syrvejojnë.
Ai ka shkëmbyer pak më vonë një zarf voluminoz duke u future në një banesë aty pranë.
Në atë moment, hetuesit vendosën të vazhdojnë me kontrollin.
Në brendësi të shtëpisë, oficerët gjetën pako me kokainë, disa gati për t’u shitur dhe të tjerat në copa, secila me rreth një kilogram kokainë , me një peshë totale rreth 6.5 kilogramë.
Sasia e madhe e kokainës, vlera e së cilës me shumicë shkon mbi 300 mijë euro, duke u shitur me pakinë do të kapte një fitim prej rreth një milion eurosh . Shqiptari, i rregullt në territorin italian, u arrestua për shkak të trafikut të drogës dhe u dërgua në burgun Le Sughere.