Shqiptari dhunon policët në Itali, i godet me tavolinë! Dy oficerë përfundojnë në spital, 34-vjeçari në qeli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqiptari dhunon policët në Itali, i godet me tavolinë! Dy oficerë përfundojnë në spital, 34-vjeçari në qeli

Një 34-vjeçar shqiptar akuzohet se ka dhunuar efektivët në Itali pasi ishte në gjendje të dehur. Sipas medieve italiane, shqiptari i ka goditur efektivët me tavolinë. Gjatë kontrollit 34-vjeçarit në gjendje të dehur i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike me qëllim shitjen.

Ai u ndalua në qendrën historike të Perugias dhe kur policia i kërkoi dokumentet, shqiptari fillimisht tentoi të largohej dhe më pas, kur oficerët arritën ta kapnin, i sulmoi duke goditur njërin prej tyre me tavolinë në ballë.

Më pas shqiptari vazhdoi të godasë me shqelma dhe grushta efektivët të cilët janë detyruar të përdorin sprej piper për ta neutralizuar dhe më pas arrestuar.

Në total 34-vjeçarit iu gjetën 21.19 gram hashash të cilat u sekuestruan. Dy oficerët shkuan në spitalin Santa Maria della Misericordia në Perugia ku do të qëndrojnë të shtruar për 5 ditë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy