Shqipëria në Këshillin e Sigurimit/ Sot, votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit/ Sot, votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot për të zgjedhur 5 anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.

Ky organ i OKB-së me kompetenca të fuqishme, përbëhet nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve të përhershëm: ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina, si dhe 10 anëtarë jo të përhershëm, me një mandat dy vjeçar.

Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë në garë, pa konkurentë nga rajonet përkatëse, për 5 vendet.

Por për t’u zgjedhur, secila prej tyre duhet të sigurojë dy të tretat e votave të vendeve anëtare të OKB-së. Votimi është i fshehtë. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk ka qënë asnjëherë anëtare e këshillit të sigurimit.

Advertisement

Nderkohe, mandati i anetarëve të rinj fillon më 1 janar 2022.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy