Shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës/ Cakaj “ngre zërin” në OSBE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës/ Cakaj “ngre zërin” në OSBE

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim në Kopenhagen, në zyrat e Sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në të cilin ka paraqitur hollësisht shqetësimet, çështjet dhe problemet që paraprakisht janë diskutuar me partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Pas këtij takimi, Cakaj bën me dije se është bërë e mundur që në zyrat e Sekretariatit të AP të OSBE-së të shkojnë deputetët e Listës së Luginës së Bashkuar, për të shpalosur qëndrimet e tyre politike lidhur me procesin e fshirjes së adresave në Luginën e Preshevës.

Sipas Cakaj kjo është vetëm pjesë e një përpjekje më të përgjithshme për të rritur ndjeshmërinë e çdo institucioni ndërkombëtar mbi këtë çështje.

 

Advertisement

“Nga Kopenhagen do të nisemi menjëherë në një qendër tjetër Evropiane, për t’i dhënë zë e forcë Luginës.”- informoi Cakaj në një reagim në Facebook.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy