Negociatat për armëpushimin në Rripin e Gazës pritet të rifillojnë nesër në Kajro, siç thanë sot burime egjiptiane të sigurisë dhe gjithçka duket se është në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje.
Palët e përfshira ranë dakord për kohëzgjatjen e paqes në Gaza, por edhe për lirimin e të burgosurve, siç u bë e ditur, ndërsa shtuan se përfundimi i një marrëveshjeje përfundimtare kërkon ende një marrëveshje për tërheqjen e forcave ushtarake izraelite nga veriu i Gazës, por edhe për kthimin e banorëve të saj.
Të njëjtat burime thanë se incidenti i së enjtes ku më shumë se 100 palestinezë u vranë nga zjarri izraelit, sipas autoriteteve të Gazës, nuk i ngadalësoi negociatat, por përkundrazi, i shtyu negociatorët të përshpejtojnë përpjekjet e tyre në drejtim të ruajtjes së progresi të arritur në bisedime.
Më herët sot, Autoriteti Palestinez shprehu shpresën e tij se një armëpushim mund të arrihet në Gaza në kohën e Ramazanit, tha të shtunën Ministri i Jashtëm i saj Riyad al-Maliki.
Duke folur në një konferencë për shtyp në një forum diplomatik në Antalia, Maliki tha se Autoriteti Palestinez do të ishte autoriteti i vetëm legjitim për të sunduar Gazën pas luftës. Autoriteti Palestinez, i cili ushtron vetëqeverisje të kufizuar në pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, humbi kontrollin e Gazës nga grupi militant Hamas në 2007.
Joe Biden shprehu të njëjtën qasje dje të premten, duke thënë se ai ende shpreson që një armëpushim do të arrihet në Rripin e Gazës para fillimit të Ramazanit, muajit të shenjtë mysliman. /vizionplus.tv