Shpresa për armëpushim në Gaza: Biden: Mund të shpallet javën e ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpresa për armëpushim në Gaza: Biden: Mund të shpallet javën e ardhshme

Ndërsa kriza humanitare kërcënon të kthehet në një zi buke në Rripin e Gazës, presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se ai shpreson që një armëpushim do të shpallet javën e ardhshme midis Izraelit dhe Hamasit.

Katari, Egjipti, SHBA, Franca dhe vende të tjera kanë negociuar një armëpushim të ri javët e fundit.

Sipas një burimi të AFP-së në lëvizjen islamike palestineze, po diskutohet një armëpushim gjashtë-javor, një shkëmbim pengjesh izraelitë për të burgosur palestinezë në Izrael dhe mbërritja e më shumë ndihmave humanitare në enklavë.

“Shpresoj që deri të hënën e ardhshme do të kemi një armëpushim”, u tha presidenti amerikan gazetarëve mbrëmë në Nju Jork. “Këshilltari im për sigurinë kombëtare (Jake Sullivan) më thotë se jemi afër, por nuk kemi mbaruar ende,” shpjegoi ai.

Advertisement

Tamim bin Hamad al-Thani, emiri i Katarit, një vend në qendër të negociatave – dhe që pret udhëheqjen e Hamasit në tokën e tij – fillon sot një vizitë zyrtare dyditore në Paris, njoftoi presidenca franceze.

Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përsëriti të dielën e kaluar se ushtria e tij shumë shpejt do të nisë një ofensivë tokësore kundër Hamasit në Rafah, për të cilën ai thotë se do të lejojë fitoren totale brenda disa javësh. Edhe nëse shpallet një armëpushim, sulmi nuk do të ndalet, shpjegoi ai.

Ushtria izraelite i ka paraqitur qeverisë së zotit Netanyahu në kohën e luftës një plan për “largimin urgjent” të civilëve nga zonat e armiqësisë në Rripin e Gazës, tha dje zyra e kryeministrit, por ai ende nuk e ka bërë të qartë se ku do të shpërngulen. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy