“Shpresa” arabe viziton marsin/ Misioni i parë i Emirateve të Bashkuara në hapësirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shpresa” arabe viziton marsin/ Misioni i parë i Emirateve të Bashkuara në hapësirë

Emiratet e Bashkuara Arabe nisën misionin e pare ne hapsire, duke dërguar një sondë në planetin Mars.

Sonda me emrin “Shpresë” u ngrit me sukses nga Qendra Tanegashima, në një ishull të vogël në JaponinëJugore mëngjesin e kësaj të hëne. Misioni i sondës është të studiojë atmosferën e Planetit Mars, si dhe të monitorojë nryshimin e klimës përgjate dy vjeteve. Emiratet e Bashkuara Arabe shpresojnë që të sigurojnë një pamje të plotë te planetit.

Nisja e sondës drejt marsit ishte caktuar për të mërkurën e kaluar, por u shty për këtë të hënë për shkak të kushteve atmosferike. Sonda pritet të arrijë në Mars deri në shkurt 2021, kur Emiratet festojnë 50 vjetorin e krijimit.

Misioni do të pasohet në ditët në vijim nga dy misione të tjera të SHBA-ve dhe Kinës.

Advertisement

Omran Sharaf, drejtori i projektit te emirateve tha të dielën se ky mision “është një mesazh shprese për rininë arabe. Nëse një komb i ri si Emiratet është në gjendje të arrijë Marsin në më pak se 50 vjet, atëherë ne mund të bëjmë shumë më tepër si rajon”, tha ai.

The post “Shpresa” arabe viziton marsin/ Misioni i parë i Emirateve të Bashkuara në hapësirë appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy