Një shef i njohur kuzhine në Paris, Alain Ducasse, po teston një ide të re në njërin nga restorantet e tij: një sistem pastrimi të ajrit i cili mundëson qëndrimin normal në tryezë, pa qenë nevoja të largohen shumë tavolinat nga njëra tjetra, duke i krijuar kështu njerëzve ndjesinë e normalitetit e duke I lejuar njëkohësisht dhe atij vetë, që të mos shtojë koston.

“Këtu kemi një restorant nga viti 1932, i cili është pothuajse në masat standarde të një restoranti parizian në kufizimet e tij në hapësirë.

Ajo që e krijon atmosferën, është pikërisht afërsia mes klientëve, burra e gra, të cilët vijnë këtu për ta zbuluar këtë vend dhe traditën e tij. Sfida ka qenë gjithmonë të kishim aftësi ekonomike për të mbijetuar. Sepse nëse heqim 50% të tryezave, mund edhe të mbyllemi, nuk ka asnjë pikë funksionimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pra, ishte çështja te hiqeshin disa tryeza dhe të garantohej siguria totale shëndetësore për të gjithë klientët tanë, të cilët mund ose nuk mund ta njohin njëri-tjetrin. Të cilën ne arritëm të bënim falë aftësisë sonë dhe një ideje origjinale”, u shpreh ai.

Ducasse shpjegon se marrin ajër të pastër nga jashtë restorantit dhe përmes filtrit HEPA e kalojmë brenda; ky është një filtër që gjendet në të gjithë sallat e operacionit nëpër spitale. Ai e pastron ajrin krejtësisht sipas Ducasse dhe lejon që në çdo tryezë të ketë ajër të pastër sikur të ishe ne ambientet jashtë.